Bota

Zelenskyy: Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe numërojmë rreth 500 të plagosur në luftime

Presidenti tha gjithashtu se eksportet e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi. 

1 Qershor 2022, 08:56 Nga DOSJA

Zelenskyy: Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar gjatë një interviste se Ukraina po humbet 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë. 

Situata në Lindje është shumë e vështirë. Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe numërojmë rreth 500 të plagosur në luftime. Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithë janë bllokuar nga Rusia.Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, me dalje në ujë, me dalje popullit tonë, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze deri në 120-140 kilometr ,” tha Zelensky.

Sipas mediave të huaja, Presidenti tha gjithashtu se eksportet e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi. Ditën e djeshme presidenti amerikan Joe Biden, njoftoi se një sërë sistemesh raketash do të dërgohen në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se sistemet e raketave do të krijojnë kushtet për të lëshuar raketa deri në 80 kilometra, shumë më pak se armatimet me rreze të gjatë që ka kërkuar Zelenskyy, por shumë më e madhe se çdo gjë që është dërguar në Ukrainë deri më sot.

Në intervistën me Newsmax, Zelensky u shpreh i bindur se raketat do të përdoreshin në Ukrainë, jo në tokën ruse.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll