Aktualitet

U dhunua? Gruaja e pajetë brenda kanalit në Shkodër, autopsia dhe pistat e hetimit

Pas autopsisë që është kryer në spitalin rajonal te Shkodrës, ka rezultuar se Qosa kishte disa hematoma, por që nuk konsiderohen ato që kanë shkaktuar vdekjen.

1 Qershor 2022, 09:42 Nga DOSJA
U dhunua? Gruaja e pajetë brenda kanalit në Shkodër, autopsia dhe
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- Leze Qosaj është 37-vjeçarja me origjinë nga Tropoja, banuese në lagjen Dobraç e cila u gjet ditën e djeshme e pajetë. Trupi i saj u gjet në një livadh në afërsi të Bypassit të Shkodrës, në lagjen e quajtur “Ahmet Haxhija”. Fillimisht u raportua se trupi i gruas ishte me shenja e menjëherë lindën dyshime se mund të ishte dhunuar e më pas vrarë. Mirëpo autopsia vërteton të kundërtën.

37 vjeçarja e cila ishte pjesë e komunitetit rom, nuk është dhunuar para se të humbte jetën. Pas autopsisë që është kryer në spitalin rajonal te Shkodrës, ka rezultuar se Qosa kishte disa hematoma, por që nuk konsiderohen ato që kanë shkaktuar vdekjen.

Për të zbardhur atë që ka ndodhur, mësohet se janë dërguar drejt Tiranes në laborator analizat. Pistat ku po hetohet për zbardhjen e shkaqeve janë ose një vetëhelmim i 37 vjeçares, ose vdekje natyrale.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll