Aktualitet

SPAK e dominojnë burrat, Gjykatën e Posaçme gratë, si ndahen institucionet

Ndërkohe nga ajo që kuptohet nga gjyqtarët që gjenden në detyrë, nga 15 prej tyre si të shkalles së parë dhe të Apelit të Posaçëm, 11 janë gjyqtarë zonja dhe katër burra.

31 Maj 2022, 20:38 Nga DOSJA
SPAK e dominojnë burrat, Gjykatën e Posaçme gratë, si
Gjyqtarë

TIRANË- E teksa SPAK zotërohet nga burrat, e kundërta ndodh në Gjykatën e Posaçme, aty ku pjesa dërrmuese e gjyqtarëve që kanë veshur tunikën për të vendosur ndaj të korruptuarve dhe krimit të organizuar janë gra. Megjithë garën e hapur nga KLGJ, kuptohet se  gjyqtaret burra nuk janë të interesuar për Gjykatën e Posaçme.

Gjykata e Posaçme që vendos për hetimet e SPAK u konstituua në 2019 , por megjithë kohën që ka kaluar numri i gjyqtarëve të kërkuar nga ligji nuk është plotësuar. Ndërkohe nga ajo që kuptohet nga gjyqtarët që gjenden në detyrë, nga 15 prej tyre si të shkalles së parë dhe të Apelit të Posaçëm, 11 janë gjyqtarë zonja dhe katër burra.

 “Në fakt kjo është një pyetje që kërkon përgatitje dhe e bërë kështu befasisht s’di sa mund t’ju përgjigjem, pasi është një çështje që do studim. Por mendimi i parë që më vjen është që gratë në magjistraturë janë më tepër dhe janë më studioze. Megjithëse për mua kushdo që vesh tunikën është gjyqtar dhe nuk ndahen në burra dhe gra, por në gjyqtarë që vendosin”, thotë Saida Dollani, gjyqtare per median.

Aktualisht të dyja gjykatave u mungojnë 12 gjyqtarë .

 “Them që në këtë stepje ka ndikuar edhe procesi i vetting-ut, sepse është kriter për t’u ngritur në karrierë në këtë gjykatë”, thotë Dollani.

Në SPAK duhet të emërohen edhe 3 të tjerë për të plotësuar kuotën prej 20 prokurorësh të posaçëm.

Marrë nga TopChannel

Sondazh

Poll