Art&Argëtim

Arbana Osmani zbulon se kur do të fillojë “Big Brother VIP 2”

Arbana ka publikuar një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve

31 Maj 2022, 12:09 Nga DOSJA
Arbana Osmani zbulon se kur do të fillojë “Big Brother VIP
Arbana Osmani

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani, pas përfundimit të sezonit të parë të “Big Brother Albania VIP”, ajo ka treguar detaje për sezonin e ardhshëm të këtij formati. Arbana ka publikuar një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ndër të tjera ishte edhe një pyetje për programin që ajo moderon që disa vite.

Arbana Osmani zbulon se kur do të fillojë “Big Brother VIP

"Të bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?”, ka shkuar një ndjekës i cili kërkon të dijë se kur do të nisë  “Big Brother VIP 2”.

Prej kohësh Arbana ka bërë me dije se programi do të nis në dhjetor, ndërsa nuk ka dhënë një datë të saktë. Edhe këtë herë ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet pyetjes. “Në fund dhjetori kemi thënë pra”, shkroi Arbana teksa ka vendosur dhe një emoji në fund të tekstit një fytyrë duke qeshur.

(d.d)dosja/al

Sondazh

Poll