Aktualitet

I gjetën 16 fidanë kanabisi pranë banesës, arrestohet 63-vjeçari në Gjirokastër

Në kuadër të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike është finalizuar operacioni policor i koduar "Zenelaj".

31 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
I gjetën 16 fidanë kanabisi pranë banesës, arrestohet
Policia e Tiranës

GJIROKASTËR- Një 63-vjeçar në Gjirokastër ka përfunduar në pranga pasi i janë gjetur 16 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.   

Në kuadër të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike është finalizuar operacioni policor i koduar "Zenelaj". 63-vjeçari i identifikuar me inicialet B. N., u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, në afërsi të banesës së tij u gjetën 16 fidanët.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër nga ku do të dënohet për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit për kontrollin e territorit është evidentuar dhe goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Zenelaj".

Gjenden dhe sekuestrohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.   

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Zenelaj".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 63 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, në afërsi të banesës së shtetasit B. N., janë gjetur të kultivuar 16 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak. Materialet në ngarkim të shtetasit B. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll