Politike

DEBATI i fortë/ Miraka flet për herë të parë: I nderuar që firmosi Berisha për mua

Miraka tha se është i nderuar që ka firmosur Sali Berisha për të.

30 Maj 2022, 21:04 Nga DOSJA
DEBATI i fortë/ Miraka flet për herë të parë: I nderuar
Simon Miraka

TIRANË- Simon Miraka, emri që kaloi filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe u miratua si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka folur pas debatit të fortë, pasi Kuvendi e rrëzoi. I ftuar në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, Miraka tha se është i nderuar që ka firmosur Sali Berisha për të.

"E kam për nder që ka firmosur lideri historik i PD, Sali Berisha. Liria i ka rrënjët hershëm tek Kryengritja e Malësisë së Madhe, Kryengritja e Postribës, më pas revolta e Spaçit, familjet e internuara, të syrgjynosurit nëpër burgje."-tha Miraka.

Shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Sali Berisha.

Por ç’ndodhi në Komisionin e Ligjeve?

Komisioni i Ligjeve miratoi pak ditë më parë kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Emrat kaluan me shumicë votash dhe ajo që hapi debat ishte se mes tyre ishte edhe Simon Miraka, që është propozuar me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi kjo ishte një shenjë që Berisha e maxhoranca janë bashkë, pavarësisht betimit se Partia Socialise nuk do të mbështeste kurrë një kandidatutë që vinte nga non-grata. Bardhi e konsideroi të pafytyrë maxhorancën dhe përgjigjen e mori nga Klotilda Bushka. Kjo e fundit i kërkoi të bënte verifikimet pasi Miraka kishte marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll