Politike

Skandali me analizat tek QSUT, Berisha: Krim shtetëror, luajnë me jetën e njerëzve

Kreu i PD-së e konsideron një super skandal.

30 Maj 2022, 20:38 Nga DOSJA
Skandali me analizat tek QSUT, Berisha: Krim shtetëror, luajnë me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideron krim shtetëror skandalin tek Qendra Universitare Spitalore Nënë Tereza që për momentin nuk bën asnjë lloj analize. Shkak për këtë gjë, sipas mesazheveqë ka publikuar Dosja.al është bërë mbarimi i fondeve të koncensionarit, por Berisha shton se kjo është një lojë me jetët e të sëmurëve.

Statusi i Berishës:

Super skandal me jeten e te semureve! Drejtoria e spitalit i kerkon mjekve te mos bejne te semureve analiza! Krim shteteror! Lexoni mesazhet e meposhtme! Sb Pershendetje dr Mesazhi i pare i është dërguar mjekeve nga drejtoria e spitalit qe 3 dite me pare ku i kerkohet qe te reduktojne analizat…mesazhi i dyte i eshte derguar sot ne mengjes.

Të sëmurëve rëndë në QSUT nuk u kryhen më analiza edhe pse mund të jenë në rrezik për jetën. Dosja.al ka publikuar mesazhin përmes të cilit Qendra Spitalore Universitare Tereza ka njoftuar mjekët që të reduktojnë analizat pasi fondi ka mbaruar.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll