Art&Argëtim

Bruce Willis shijon një ditë me diell me miqtë pas diagnostifikimit me afazi (FOTOT)

Pas lajmit se Willis u diagnostikua me afazi, aktori jo vetëm që i dha fund karrierës së tij filmike, por filloi të shfaqej më rrallë në publik.

29 Maj 2022, 14:56 Nga DOSJA
Bruce Willis shijon një ditë me diell me miqtë pas
Bruce Willis

SHBA- Për shkak të një sëmundjeje progresive, aktori Bruce Willis rrallë shfaqet në publik, por paparacët gjithsesi arritën ta kapnin yllin e aksionit në një shëtitje me miqtë.

Sipas mediave të huaja, pas lajmit se Willis u diagnostikua me afazi, aktori jo vetëm që i dha fund karrierës së tij filmike, por filloi të shfaqej më rrallë në publik.

Daljet e rralla të tij në rrugë tani nuk kalojnë pa u vënë re nga paparacët dhe fansat. Kështu, një ditë më parë Willis u vu re gjatë një shëtitjeje. Aktori 67-vjeçar i Hollivudit po shëtiste rrugëve të Malibu, Kaliforni me miqtë e tij dhe më pas u ul për drekë në një nga restorantet lokale.

Siç u bë e ditur, sëmundja përparon me shpejtësi dhe ylli i filmit tashmë ka disa vështirësi me kujtesën dhe të folurit. Pavarësisht se tani Bruce e ka gjithnjë e më të vështirë të mbajë komunikimin, ai nuk qëndron vetëm dhe është vazhdimisht në rrethin e miqve dhe familjes. Gjithashtu, siç u bë e ditur më herët, aktori ka një asistent personal.

Ylli i Hollivudit mbështetet shumë nga familja e tij, si dhe nga ish-bashkëshortja e tij Demi Moore, me të cilën aktori qëndroi në marrëdhënie miqësore. Së fundmi, vajza 10-vjeçare e Bruce Willis, Mabel Ray, fotografoi prindërit e saj gjatë një shëtitjeje familjare me disa foto prekëse familjare.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll