Bota

Marrëveshja Vuçiç-Putin, Kurti: Këta nuk kanë nevojë të takohen më

Kurti ka shkruar në Twitter rreth këtij takimi, ku ka thënë se Vuçiç dhe Putin nuk po kanë nevojë as të takohen më.

29 Maj 2022, 23:02 Nga DOSJA
Marrëveshja Vuçiç-Putin, Kurti: Këta nuk kanë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Vuçiçit dhe Putinit me anë të një telefonate. Marrëveshja ka të bëjë me furnizimin e Serbisë me gazin rus dhe vjen në një kohë kur bota perëndimore ka vënë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Kurti ka shkruar në Twitter rreth këtij takimi, ku ka thënë se Vuçiç dhe Putin nuk po kanë nevojë as të takohen më.

“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: marrëveshjet midis Putinit dhe Vuçiçit tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021” shkruan Kurti.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll