Bota

Mbi 100 vite 'e fjetur', fëmija gjen granatë të Luftës së Parë Botërore në Irlandë

BBC shkruan e djali i ri kontaktoi Shërbimin Policor të Irlandës Veriore pasi pa pajisjen në plazhin Cultra.

29 Maj 2022, 20:24 Nga DOSJA
Mbi 100 vite 'e fjetur', fëmija gjen granatë të
Granata

IRLANDË- Një granatë e pashpërthyer e Luftës së Parë Botërore është gjetur nga një fëmijë në një plazh të County Down. BBC shkruan e djali i ri kontaktoi Shërbimin Policor të Irlandës Veriore pasi pa pajisjen në plazhin Cultra.

Një oficer teknik i ushtrisë shkoi në vendngjarje dhe konfirmoi se ishte një granatë dore "Mills Bomb" e Luftës së Parë Botërore. Më pas u dërgua në Crawfordsburn Country Park ku ndodhi një shpërthim i kontrolluar.

Granata me bombë Mills u zhvillua për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore në 1915 dhe u bë granata e parë e dorës që u lëshua në një shkallë të gjerë në Britani.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll