Bota

VIDEO/Pamje të rënda nga momenti i vrasjes së 30-vjeçarit në Kosovë në prani të policisë

Nga vëzhgimi i pamjeve shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të policisë që ndodhej aksidentalisht në vendngjarje. Duke parë përkeqësimin e situatës, një polic i Njësitit Kundër Drogës në Ferizaj, ka shtënë në drejtim të Januzit.

29 Maj 2022, 07:24 Nga DOSJA

VIDEO/Pamje të rënda nga momenti i vrasjes së 30-vjeçarit

KOSOVËNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në mbrëmje në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku pas një përplasjeje me armë ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa i dyshuari për vrasje, Qëndrimi, ka mbetur i plagosur Januzi.

Gazeta Sinjali ka publikuar pamje nga momenti kur Januzi ka qëlluar mbi 30-vjeçarin. Nga vëzhgimi i pamjeve shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të policisë që ndodhej aksidentalisht në vendngjarje. Duke parë përkeqësimin e situatës, një polic i Njësitit Kundër Drogës në Ferizaj, ka shtënë në drejtim të Januzit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi ata po dilnin nga një market ku kishin shkuar për të marrë ujë, më pas e panë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur pasi kishte qëlluar 7 herë në viktimën Gazmend Hyseni.

Në tentativë për ta ndaluar, punonjësi i policisë i ka kërkuar të ndalojë, por autori jo vetëm që nuk është ndalur por është kthyer për një moment me pistoletë në drejtim të policit.

Për të ndaluar autorin dhe për të shmangur rrezikun polici ka qëlluar një herë në drejtim të autorit duke e plagosur në nofull, goditje që e ka ndalur menjëherë.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll