Bota

OBSH: Nuk e dimë nëse ka edhe më shumë raste të tjera me linë e majmunëve

Që kur Mbretëria e Bashkuar raportoi për herë të parë të infektuarin e parë më linë e majmunëve më 7 maj, rreth 200 raste janë raportuar në vende larg shteteve ku virusi është endemik.

28 Maj 2022, 10:10 Nga DOSJA
OBSH: Nuk e dimë nëse ka edhe më shumë raste të tjera
Lija e mujmunëve

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se 200 raste të lisë së majmunëve të identifuara gjatë javëve të fundit jashtë vendeve ku virusi qarkullon zakonisht mund të jenë vetëm fillimi.

Sipas The Guardian, shefja e parandalimit të epidemisë dhe pandemisë e OBSH-së, Sylvie Briand tha në një konferencë të premtën se nuk e dimë nëse ka edhe shumë raste të tjera të pazbuluara me linë e majmunëve.

"Ne nuk e dimë nëse po shohim vetëm majën e ajsbergut ose nëse ka shumë raste të tjera që nuk janë zbuluar ende në komunitete," -tha Briand.

Që kur Mbretëria e Bashkuar raportoi për herë të parë të infektuarin e parë më linë e majmunëve më 7 maj, rreth 200 raste janë raportuar në vende larg shteteve ku virusi është endemik.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë tha të premten se 98 raste ishin konfirmuar atje deri më tani, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar aktualisht 90 raste të verifikuara. Portugalia ndërkohë ka regjistruar 74 raste të konfirmuara. 

Jemi ende në fillimin e kësaj ngjarjeje u tha Briand përfaqësuesve që morën pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetit në Gjenevë.

"Ne e dimë se do të kemi më shumë raste në ditët në vijim. Kjo nuk është një sëmundje për të cilën duhet të shqetësohet publiku i gjerë. Nuk është Covid apo sëmundje të tjera që përhapen shpejt,"-tha ajo.

Lija e majmunëve nuk është e rëndë si sëmundje dhe ka një nivel vdekshmërie 3-6%. Shumica e njerëzve shërohen brenda tre deri në katër javëve. Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë të lartë, nyje limfatike të fryra dhe skuqje të ngjashme me linë e dhenve.

Briand tha se ekspertët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë e kishte nxitur këtë “situatë të pazakontë”. Ajo tha se hetimet paraprake nuk tregonin se virusi që shkakton linë e majmunëve kishte ndryshuar ose pësuar mutacion.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll