Bota

Sulm në SHBA/ Kërcënoi me pushkë brenda festës, gruaja e qëllon për vdekje, policia: S'do akuzohet

Viktima ishte në mjetin e tij kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin.

28 Maj 2022, 07:32 Nga DOSJA
Sulm në SHBA/ Kërcënoi me pushkë brenda festës, gruaja
arme

SHBA- Një grua ka qëlluar për vdekje një burrë në SHBA. Ngjarja ndodhi në Charleston, Virxhinia Perëndimore, në mesin e 30 ose 40 personave raporton BBC

Viktima ishte në mjetin e tij kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin. Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit AR-15 dhe hapi zjarr nga automjeti i tij në festën e ditëlindjes së diplomimit jashtë kompleksit të apartamenteve në qytet.

Hazelett tha në një konferencë shtypi se gruaja që qëlloi kundër kishte armën me vete në mënyrë të ligjshme.

"Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme. Dhe në vend që të ikte nga kërcënimi, ajo shpëtoi disa jetë."

Gruaja po bashkëpunon me hetuesit e ndaj saj nuk do të ngrihet asnjë akuzë, thotë policia.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll