Bota

VD/ Bill Gates nis pushimet në ishujt grekë

Kjo nuk është hera e parë që Bill Gates vjen në Greqi, pasi po planifikohet të krijohen tre qendra të dhënash në Spata, Koropi dhe Markopoulo të Atikës.

28 Maj 2022, 08:20 Nga DOSJA
VD/ Bill Gates nis pushimet në ishujt grekë
Bill Gates

GREQI- Themeluesi i  Microsoft Bill Gates mbërriti pasditen e së premtes në Athinë me një avion privat, i cili zbriti në aeroportin "El Venizelos".

Sipas Proto Themas, gjatë qëndrimit në kryeqytetin grek, Bill Gates do të qëndrojë në suitën presidenciale të hotelit “Britania e Madhe”, në qendër të Athinës, ndërsa sipas disa burimeve në ditët në vijim pritet të vizitojë disa nga ishujt grekë.

Kjo nuk është hera e parë që Bill Gates vjen në Greqi, pasi po planifikohet të krijohen tre qendra të dhënash në Spata, Koropi dhe Markopoulo të Atikës, krijimi i të cilave do të bëjë të mundur hapjen e më shumë se 300 vende pune.

Ndërkohë, vetëm pak orë përpara se Bill Gates të mbërrinte në Athinë, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua në Davos me Kryetarin e Bordit dhe CEO të Microsoft, Satya Nadella , Kompania Brad Smith, si dhe Presidenti i Google për aktivitetet në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, Matt Brittin me të cilë diskutoj mbi dixhitalizimin në Greqi. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll