Bota

Sulmi në Teksas, Trump: Mësuesit duhet të armatosen

Donald Trump ka akuzuar pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidentin Joe Biden, dhe Partinë Demokratike se po shfrytëzojnë politikisht lotët e familjeve të ndjera duke u përpjekur të miratojnë ligje kundër armëve.

28 Maj 2022, 09:25 Nga DOSJA
Sulmi në Teksas, Trump: Mësuesit duhet të armatosen
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri thirrje të premten që "qytetarët të armatosen" për të luftuar "të keqen në shoqërinë tonë" duke iu referuar masakrës në shkollën fillore në Teksas. Sipas Proto Thema, ish-presidenti foli në NRA, lobin e fuqishëm për zotërimin e armëve, në Teksas këtë vit aty ku ndodhi sulmi që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues.

"Ekzistenca e së keqes në shoqërinë tonë nuk është një arsye për të çarmatosur qytetarët që i binden ligjit. E vetmja mënyrë për të ndaluar një djalë të keq me armë është një djalë i mirë me armë”-tha ai.

Donald Trump ka akuzuar pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidentin Joe Biden, dhe Partinë Demokratike se po shfrytëzojnë politikisht lotët e familjeve të ndjera duke u përpjekur të miratojnë ligje kundër armëve.

"Autori 18-vjeçar i masakrës ishte një i çmendur jashtë kontrollit. Do të digjet në ferr"-tha Trump.

Trump bëri thirrje gjithashtu për rritjen e ruajtjes së shkollave amerikane, duke propozuar vendosjen e gardheve të mbyllura me metal në hyrje, si dhe armatosjen e mësuesve.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll