Bota

Lufta në Ukrainë, evakuohen 31 banorë mes tyre dhe 13 fëmijë

Kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai thotë se oficerët fillimisht u dërguan për të evakuuar shtatë persona, të cilët më parë kishin rënë dakord të largoheshin, por pas disa orësh bindje përfunduan duke marrë 31 banorë.

27 Maj 2022, 22:09 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, evakuohen 31 banorë mes tyre dhe 13
foto Ilustruese

UKRAINË- Policia e Ukrainës ka marrë në siguri 31 banorë, përfshirë 13 fëmijë, të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk. BBC shkruan se kjo ka qenë një nga evakuimet më të vështira në ditët e fundit.

Kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai thotë se oficerët fillimisht u dërguan për të evakuuar shtatë persona, të cilët më parë kishin rënë dakord të largoheshin, por pas disa orësh bindje përfunduan duke marrë 31 banorë.

Haidai thotë gjithashtu se një automjet që dërgoi ndihma humanitare në Lysychansk u dëmtua për shkak të luftimeve në zonë. Forcat ruse kanë avancuar ngadalë në qytetet binjake Lysychansk dhe Severodonetsk. Zyrtarët lokalë thonë se dy të tretat e Severodonetsk tani janë të rrethuar.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll