Bota

Kancelari austriak: Putini më siguroi se do të ndodh shkëmbimi i të burgosurve

CNN shkruan se të dy liderët diskutuan mundësitë për shkëmbimin e të burgosurve gjatë një telefonate 45-minutëshe të premten.

27 Maj 2022, 20:07 Nga DOSJA
Kancelari austriak: Putini më siguroi se do të ndodh shkëmbimi i
Karl Nehammer

AUSTRI- Presidenti rus Vladimir Putin ka siguruar kancelarin austriak Karl Nehammer se do të bëhet një shkëmbim i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. CNN shkruan se të dy liderët diskutuan mundësitë për shkëmbimin e të burgosurve gjatë një telefonate 45-minutëshe të premten.

Sipas kancelarisë, Putin e siguroi udhëheqësin austriak se përpjekjet për shkëmbimin e të burgosurve të luftës do të intensifikohen, duke shtuar se ai ishte optimist se një shkëmbim i tillë do të ishte sërish i mundur së shpejti.

Putin i tha gjithashtu Nehammerit se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) do të kanë akses të lirë te të burgosurit e luftës, duke kërkuar që kjo qasje tu jepet edhe të burgosurve rusë të luftës në Ukrainë. 

"U zhvillua një shkëmbim i plotë pikëpamjesh për çështjet që lidhen me sigurinë globale të ushqimit. Vladimir Putin theksoi se përpjekjet për ta bërë Rusinë përgjegjëse për vështirësitë me furnizimin e produkteve bujqësore në tregjet botërore janë të pabaza," sipas Kremlinit. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll