Bota

"Kosova e ka vendin në KiE", ambasadori shpreh mbështetjen e Gjermanisë mbi kërkesën e anëtarësimit

Rohde tha se Kosova tashmë e ka vendin në Këshillin e Evropës dhe për këtë e ka mbështetjen e Gjermanisë.

27 Maj 2022, 19:38 Nga DOSJA
"Kosova e ka vendin në KiE", ambasadori shpreh mbështetjen e
Joern Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka mbështetur kërkesën e Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshinin e Europës.

Rohde tha se Kosova tashmë e ka vendin në Këshillin e Evropës dhe për këtë e ka mbështetjen e Gjermanisë.

Ne e mbështesim këtë. Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës, pikërisht për shkak të arsyeve si: të drejtat e njeriut, shteti ligjor. Kosova është pjesë e Evropës dhe do të duhej të bëhej anëtare. Shumë probleme që ekzistojnë aktualisht në mes të shteteve do të mund të trajtoheshin edhe në kuadër të procedurave të Këshillit të Evropës, për shembull në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.-tha ai.

Rohde në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që është optimist lidhur me këtë çështje dhe theksoi se gjithsesi Kosova duhet të zgjidhë çështjen e Manastirit të Decanit.

Pra unë jam optimist, por për këtë Kosova duhet të trajtojë edhe temat, të cilat nuk janë aq të pëlqyeshme, si çështja e Manastiri të Deçanit”, tha tutje ai.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll