Bota

Zyrtari ukrainas: Ne kemi nevojë për më shumë armë të rënda në Severodonetsk

BBC shkruan se kreu i administratës së qarkut Severodonetsk, Roman Vlasenko, tha për programin World At One të BBC-së se forcat ukrainase kishin nevojë për më shumë armatime të rënda për të dëbuar rusët nga qyteti.

27 Maj 2022, 17:08 Nga DOSJA
Zyrtari ukrainas: Ne kemi nevojë për më shumë armë
Ukraine

UKRAINË- Një zyrtar ukrainas ka dhënë më shumë detaje rreth luftimeve në qytetin Severodonetsk. BBC shkruan se kreu i administratës së qarkut Severodonetsk, Roman Vlasenko, tha për programin World At One të BBC-së se forcat ukrainase kishin nevojë për më shumë armatime të rënda për të dëbuar rusët nga qyteti.

Ai tha se forcat ruse nuk kishin një avantazh numerik, por kishin më shumë armë të rënda.

"Armët po arrijnë frontin në shumë zona të rajoneve të Luhanskut dhe Donetsk. Por, që kundërsulmja të jetë e shpejtë dhe efektive, ne kemi nevojë për më shumë prej tyre”, tha Vlasenko.

Ai tha se forcat ruse ishin në periferi dhe po përpiqeshin të merrnin qytetin nga tre anët, por ishin zmbrapsur nga zonat qendrore dy herë në tre ditët e fundit.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll