Art&Argëtim

VIDEO/Koncerti dixhital i grupit legjendar që "ringjalli" "ABBA-t" në skenë

Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, tani në të shtatëdhjetat e tyre, 40 vjet pas ndarjes së tyre në vitet 1980, janë bërë të gjithë së bashku në një rikthim dinamik në Londër.

27 Maj 2022, 13:36 Nga DOSJA
VIDEO/Koncerti dixhital i grupit legjendar që "ringjalli"
ABBA

BRITANI- koncerti që 'çoi peshë' publikun është mbajtur në skenën e Parkut Oplimpik në Londër ku u shfaqën grupi ABBA me avatarët e tyre.

Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, tani në të shtatëdhjetat e tyre, 40 vjet pas ndarjes së tyre në vitet 1980, janë bërë të gjithë së bashku në një rikthim dinamik në Londër. Ata kaluan në tapetin e kuq, u fotografuan me fansat e tyre dhe më pas u ulën, jo në skenë, por në vendet VIP të stadiumit Olympic Park të Londrës.

Së bashku me mijëra fansa, të vjetër e të rinj, ata kënaqeshin në skenë si avatar në rininë e tyre, në vitet 1970, duke interpretuar të gjitha këngët e tyre të preferuara për 90 minuta të tëra!

Në koncertet e tyre ABBA shfaqen në formën e hologrameve, të cilat do t'i prezantojnë pikërisht ashtu siç ishin në ditët e lavdishme të 1978-ës.

Spektakli kushtoi mbi 20 milionë dollarë dhe u shijua në premierën e tij nga rreth 3000 spektatorë në arenën e mbushur plot me njerëz të Olimpik Park. Hologramet janë realiste përtej imagjinatës. Së bashku me katër avatarët në skenë, 10 muzikantë u shfaqën dhe luajtën live dhe tre të tjerë për vokal.

ABBA ka shitur mbi 381 milionë albume dhe këngë në mbarë botën, duke i bërë ata një nga muzikantët më të shitur të të gjitha kohërave, grupi i dytë më i shitur i të gjitha kohërave dhe grupi muzikor suedez më i suksesshëm në histori. Ishte grupi i parë nga një vend jo-anglishtfolës që gëzonte sukses të vazhdueshëm në listat e shteteve angleze.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Maj 2022, 10:06

VIDEO- Dua Lipa rrëzohet në skenë

Dua Lipa ITALI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa pësoi një inicident në Itali gjatë turit të saj “Fu...