Art&Argëtim

Meghan Markle vendos lule në përkujtimoren e viktimave të masakrës së shkollës në Teksas

Meghan vendosi një buqetë me trëndafila të bardhë me fjongo lejla të vendosura në kujtim të viktimave në Uvalde.

27 Maj 2022, 08:40 Nga DOSJA

Meghan Markle vendos lule në përkujtimoren e viktimave të

Meghan Markle

SHBA-Pas ngjarjes së rëndë në Texas, Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka vendosur lule në vendin e të shtënave, e cila është kthyer tashmë në një përkujtimore.

Meghan vendosi një buqetë me trëndafila të bardhë me fjongo lejla të vendosura në kujtim të viktimave në Uvalde.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Dukeshës ka deklaruar se ajo e bëri vizitën e saj në cilësitë e një nëne, ndërsa ka shprehur mbështetjen  personale. Meghan është një nga shumë të famshmit që kanë shprehur pikëllimin e tyre për tragjedinë.

Të martën ndodhi një ngjarje e rëndë në Teksas, ku një i ri qëlloi me armë zjarri brenda një shkolle dhjetëra presona. Si pasojë e sulmit humbën jetën 19 fëmijë, dy mësues dhe u plagosën 17 të tjerë.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll