Art&Argëtim

Angelina Jolie xhiron një film në Itali, filmi i parë në Pulia

Skena të tjera nga filmi do të xhirohen gjithashtu në Romë dhe Matera.

27 Maj 2022, 10:25 Nga DOSJA
Angelina Jolie xhiron një film në Itali, filmi i parë në
Angelina Jolie

ITALI- Aktorja Angelina Jolie, ka xhiruar filmin e saj të ri " Pa gjak" në Itali. Aktorja fituese e Oskarit do të xhirojë disa skena në Itali, filmi është i bazuar në një libër të aktorit italian Alessandro Baricco.

Sipas mediave italiane, xhirimet janë bërë pikërisht në fshatin Pulia dhe këshilltari për punët publike të komunës Gianfranco Palmisano e shpalli me krenari në rrjetet sociale: "Qendra jonë e shkëlqyer historike në javët e ardhshme do të jetë seti i filmit të yllit të Hollivudit".

“Nuk është hera e parë që xhirohet një film në Martina, por është hera e parë që zgjidhet qyteti ynë. nga një prodhim filmik, shumë prestigjioz ndërkombëtar.Qendra historike do të shkojë në ekranin e madh në të gjithë botën me një imazh të rëndësishëm dhe kthim ekonomik”, tha Palmisano.

Angelina dhe regjisori kishin qenë tashmë në Pulia marsin e kaluar, duke zbritur me një avion privat në aeroportin e Brindisit dhe më pas duke lëvizur midis disa zonave të bregdetit Lecce. Skena të tjera nga filmi do të xhirohen gjithashtu në Romë dhe Matera.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Maj 2022, 10:06

VIDEO- Dua Lipa rrëzohet në skenë

Dua Lipa ITALI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa pësoi një inicident në Itali gjatë turit të saj “Fu...