Art&Argëtim

VD/ Amber Heard: Njerëzit duan të më vrasin, ma thonë këtë çdo ditë...

Ndërkohë ajo vazhdimisht theksoi se ish-bashkëshorti i saj e ka kërcënuar duke i thënë se nëse ajo e linte ai do ta bëntë të pendohej çdo ditë që jetonte. 

27 Maj 2022, 10:20 Nga DOSJA
VD/ Amber Heard: Njerëzit duan të më vrasin, ma thonë
Johnny Depp dhe Amber Heard

SHBA- Aktorja Amber Heard është kthyer për të dëshmuar në gjyqin për shpifje kundër Johnny Depp, duke pohuar para jurisë se ajo po përballet me ngacmime dhe kërcënime me vdekje nga mbështetësit e aktorit në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, aktorja u kthye përsëri pas kërkesë së avokatëve të saj edhe pse të premten ajo dha dëshminë e saj përfundimtare.

"Unë jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë. Edhe thjesht hyrja në këtë sallë gjyqi, ulur këtu përballë botës, duke treguar pjesët më të këqija të jetës sime gjërat të cilat kam kaluar janë poshtëruese. Njerëzit duan të më vrasin dhe ma thonë çdo ditë. Njerëzit thonë që duan të vendosin fëmijën tim në mikrovalë,”-tha ajo.

Heard ka vazhduar të tregojë mbi gjendjen e rënduar emocionale të shkaktuar pas seancave gjyqsore. Ndërkohë ajo vazhdimisht theksoi se ish-bashkëshorti i saj e ka kërcënuar duke i thënë se nëse ajo e linte ai do ta bëntë të pendohej çdo ditë që jetonte. 

"Më dridhen duart. Unë zgjohem duke bërtitur. Më duhet të jetoj me traumën dhe dëmin që më është bërë,”-tha ajo.

Gjyqi ish-çiftit është bërë viral ndërkohë shumë persona i japin të drejtë aktorit Johnny Depp ndërkohë besojnë që Heard e akuzojnë se nuk tregon të vërtetën.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Maj 2022, 10:06

VIDEO- Dua Lipa rrëzohet në skenë

Dua Lipa ITALI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa pësoi një inicident në Itali gjatë turit të saj “Fu...