Bota

Kryekomandant i luftës çeçen i Putinit, kërcënon të sulmojë Poloninë

27 Maj 2022, 09:55 Nga DOSJA
Kryekomandant i luftës çeçen i Putinit, kërcënon
Ramzan Kadyrov, Vladimir Putin

RUSI-Kryekomandanti Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Republikës çeçene, ka kërcënuar se do të nisë një sulm ushtarak ndaj Polonisë si hakmarrje për mbështetjen e palëkundur të saj për Ukrainën . 

Sipas Dailymail, Polonia ka vepruar si një portë për mijëra refugjatë ukrainas që ikin në perëndim, dhe gjithashtu i është kundërvënë Rusisë në Parlamentin Evropian duke kërkuar ndalimin e importeve të gazit dhe naftës ruse. Kadyrov është i mbrojturi i Presidentit rus Vladimir Putin dhe shpesh ndan kritikat e tij ndaj Perëndimit.

Në një video-mesazh të hënën, Kadyrov e quan veten “ushtar" i Putinit tha: “Ukraina është një punë e përfunduar. Ajo që më intereson është Polonia".

Kadyrov ka paralajmëruar: "Më mirë të hiqni armët dhe mercenarët tuaj dhe t'i kërkoni zyrtarisht falje ambasadorit tonë".

Trupat e Kadyrov janë akuzuar për krime lufte në Ukrainë, ai ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë vrasje jashtëgjyqësore. Forcat çeçene dihej se ishin në rrethimin e Mariupolit dhe thuhej se ishin ndër forcat që vranë civilë në periferi të Kievit. Kadyrov është akuzuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat ai i mohon. 

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll