Art&Argëtim

Debati me Inva Mulën, Zana Çela: Si TKOB i dërguan dy-tre ftesa

Në një intervistë për emisionin 'Ftesë në 5' në Top Channel, Çela tha se mungesa e Mulës ishte një mosangahzin nga ana e asaj, pasi i janë dërguar dy-tre ftesa zyrtare.

26 Maj 2022, 21:58 Nga DOSJA
Debati me Inva Mulën, Zana Çela: Si TKOB i dërguan dy-tre ftesa
Zana Çela

TIRANË- Drejtuesja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zana Çela ka rikthyer debatin për mungesën e sopranos Inva Mula në inaugurimin e rikonstruksionit të këtij institucioni. Në një intervistë për emisionin 'Ftesë në 5' në Top Channel, Çela tha se mungesa e Mulës ishte një mosangahzin nga ana e asaj, pasi i janë dërguar dy-tre ftesa zyrtare. Ajo gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet që ka sot me sopranon, pyetje të cilës iu përgjigj se ka marrëdhënie miqësore me çdo artistë që ndanë të njëjtat emocione për artin me të.

Sa i përket bashkëpunimit me emra të mëdhenj, ne gjatë gjithë kësaj kohe kemi bashkëpunuar me emra të mëdhenj, të cilët kanë patur mundësi që të shkëputen nga axhenda e tyre për të interpretuar në TKOB. Janë krijuse si Eno Peçi, interpretues si Ermonela Jaho, pedagogë si Saimi Pirgu. Nëse doni që të flasim rreth mosangazhimit të këngëtares së mirënjohur, artistes së mirënjohur, Inva Mula, besoj që prap ju dhe shumë të tjerë e kuptuat që Inva e kishte patur, ajo ndoshta, të pamundur ardhjen dhe pjesëmarrjen e saj. Sepse Teatri i Operas dhe Baletit i ka nisur të paktën dy-tre ftesa institucionale, nëpërmjet emailit dhe madje edhe Zana Çela si një prej mikeshave të saj i kam dërguar edhe një ftesë miqësore në ëhatsapp, në një tekst midis miqsh.

Dhe të gjitha këto pasi Inva u prononcua sepse unë nuk e besoj që ajo mund të dilte dhe të thoshte nuk më ka ftuar Teatri. Po flasim si pjesëmarrëse në program, nuk po flas për ftesën si spektatore. Emailet që ne kemi prezantuar i bëmë të ditur për shtypin. TKOB Invën e ka ftuar disa herë, disa herë sepse ceremonia e hapjes së Teatrit ishte planifikuar disa ditë para tërmetit, pastaj në shkurt, pastaj u planifikua kur u bë. Gjatë gjithë kësaj periudhe e kemi ftuar. Inva nuk ktheu asnjëherë asnjë përgjigje, dhe këtu insitiucioni u ndie i ofenduar. Invën e kami ftuar disa herë. A jeni mikesha sot? Unë jam mikeshë me këdo që ndan së bashku me mua emocione pozitive për artin në Shqipëri, absolutisht me të gjithë. I bëmë edhe ftesë që të ishte në audiencë, dhe ajo ktheu përgjigje duke thënë se nuk mund të vijë sepse ka impenjime të tjera. Me kënaqësinë më të madhe do të donim ta kishim Invën, madje në shtator 2017 ne hapëm sezonin operistik, të cilin unë ia besova Invës e cila nuk kishte bërë ndonjëherë regji,” tha Çela.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll