Bota

ADN-ja e lashtë zbulon sekretet e viktimave të Pompeit

Teknologjia më e fundit laboratorike lejoi shkencëtarët të nxjerrin një pjesë të madhe të informacionit.

27 Maj 2022, 08:57 Nga DOSJA
ADN-ja e lashtë zbulon sekretet e viktimave të Pompeit
Foto ilustruese

DANIMARK- Antropolog nga Danimarka, kanë zbuluar sekrete gjenetike të eshtrave në Pompei. Studimi është bërë në eshtrat e një burri dhe një gruaje që u varrosën kur qyteti romak u përfshi nga hiri vullkanik. ADN-ja e lashtë u ruajt në trupa që ishin mbështjellë në hirin e ngurtësuar nga koha. Dy personat u zbuluan për herë të parë në vitin 1933, në atë që arkeologët e Pompeit e kanë quajtur Casa del Fabbro, ose Shtëpia e Zejtarit.

"E gjitha kishte të bënte me ruajtjen e skeleteve," shpjegoi Prof Gabriele Scorrano, nga qendra Lundbeck në Kopenhagë, i cili drejtoi studimin.

Të dhënat e zbuluar në këtë studim të ri të eshtrave të tyre:

-Varri i lashtë i fëmijëve ishte funerali më i hershëm i Afrikës
 -Trupat e pasanikëve dhe skllevërve u zbuluan në Pompei

-Vendbanim i madh romak i gjetur nga arkeologët HS2

Sipas BBC, teknologjia më e fundit laboratorike lejoi shkencëtarët të nxjerrin një pjesë të madhe të informacionit nga një "sasi vërtet e vogël pluhuri kockash", siç shpjegoi Prof Scorrano.

Studimi gjenetik zbuloi se skeleti i burrit përmbante ADN nga bakteret që shkaktojnë tuberkulozin, duke sugjeruar se ai mund të kishte pasur sëmundjen përpara vdekjes së tij. Dhe një fragment kocke në bazën e kafkës së tij përmbante mjaftueshëm ADN të paprekur për të përpunuar të gjithë kodin e tij gjenetik.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll