Bota

Britania: Asnjë kompromis me Putinin, po përdor urinë si armë

Independent shkruan se sekretarja e Jashtme britanike hodhi poshtë kërkesën e presidentit rus për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit të tij në këmbim të hapjes së një korridori humanitar për të lejuar rifillimin e dërgesave përmes portit të Odesës në Detin e Zi.

26 Maj 2022, 23:06 Nga DOSJA
Britania: Asnjë kompromis me Putinin, po përdor urinë si
Liz Truss

ANGLI- Liz Truss e ka akuzuar Vladimir Putinin se po kërkon të "mbajë botën për shpërblim" përmes bllokadës së Rusisë ndaj eksporteve të grurit ukrainas. Independent shkruan se sekretarja e Jashtme britanike hodhi poshtë kërkesën e presidentit rus për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit të tij në këmbim të hapjes së një korridori humanitar për të lejuar rifillimin e dërgesave përmes portit të Odesës në Detin e Zi.

Rreth 22 milionë tonë drithë thuhet se janë bllokuar në Ukrainë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, si rezultat i bllokadës detare të Moskës.

"Sekretare për punët e jashtme në Britaninë e Madhe sipas këndvështrimit tim është e tmerrshme që Putin po përpiqet të mbajë botën peng duke përdorur si armë urinë dhe mungesën e ushqimeve mes popullsive më të varfëra në botë. Ne nuk duhet të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë. Duhet të bëjmë të mundur që Putin të humbasë në Ukrainë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të heqim sanksionet apo të bëjmë ndonjë lëshim që do ta forconte Putinin”, tha Truss.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll