Bota

Gruan ia vranë brenda shkollës në Teksas, burri pëson atak në zemër, lënë pas 4 fëmijë

Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb.

27 Maj 2022, 07:59 Nga DOSJA
Gruan ia vranë brenda shkollës në Teksas, burri pëson atak
Joe dhe Irma Garcia

SHBA- Burri i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive në Teksas, ka vdekur nga një atak në zemër, raporton BBC.

Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb. Garcia ishte një nga dy mësueset e vrarë nga një adoleshent i armatosur në të shtënat që lanë të vdekur 21 persona, përfshirë 19 fëmijë.

Çifti, i cili ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas katër fëmijë. Deri të enjten mbrëma, një mbledhje fondesh në internet për familjen Garcia kishte mbledhur gati 1.6 milion dollarë (1.3 milion £) nga një objektiv fillestar modest prej 10,000 dollarësh.

Në Tëitter, nipi Garcia, John Martinez, tha se burri kishte "vdiqur për shkak të pikëllimit" pas vrasjes së gruas së tij.

Mësuesja u vra së bashku me 21 persona të tjerë nga një 18-vjeçar.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll