Bota

VD- Vrasja tronditëse në Brazil, policët mbyllin në bagazh burrin, Santos pushon së bërtituri

Ngjarja ka ndezur protesta, me njerëz që bllokojnë rrugët, u vënë flakën gomave dhe mbajnë tabela që bëjnë thirrje për drejtësi.

27 Maj 2022, 07:42 Nga DOSJA

VD- Vrasja tronditëse në Brazil, policët mbyllin në bagazh

BRAZIL- Një vrasje e filmuar nga qytetarët po shkakton zemërim dhe protesta në Brazil. Video tregojn një burrë brazilian duke vdekur pasi ishte i bllokuar në bagazhin e një makine policie. Viktima është Genivaldo de Jesus Santos. Policët e prangosën, e futën brenda një bagazhi e brenda saj hodhën gaz.

Ata e mbajtën Santos të bllokuar brenda ndërsa retë e gazit dolën nga automjeti. Pas një kohe të shkurtër, ai pushoi së bërtituri dhe këmbët e tij të cilat i ishin varur nga poshtë derës ishin të palëvizshme.

Gruaja e Santos, Maria Fabiana dos Santos, tha: 'Ky ishte me të vërtetë një krim, ata vepruan me mizori për ta vrarë."

Ngjarja ka ndezur protesta, me njerëz që bllokojnë rrugët, u vënë flakën gomave dhe mbajnë tabela që bëjnë thirrje për drejtësi.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll