Bota

Zgjedhjet në Luginë, Kurti: Votoni Shaip Kamberin, është detyrë patriotike

Kurti me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Kamberi është mundësia e fundit e shqiptarëve që të kenë një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë.

26 Maj 2022, 20:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Luginë, Kurti: Votoni Shaip Kamberin, është
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Serbi me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin. Kurti me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Kamberi është mundësia e fundit e shqiptarëve që të kenë një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë. Ai gjithashtu shkruan se Serbia ka bërë gjithçka që të ndalë përfaqësimin e shqiptarëve

Postimi i Plotë:

Tërnoci voton, shqiptarët fitojnë Të dashur vëllezër e motra, Të dashur shqiptarë, bashkëkombas të Luginës,
Tërnocit, Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t'ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend. Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Tërnoc. Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t'i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të.

Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote. Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi. Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar. Tërnoci voton! Shqiptarët fitojnë!

Zgjedhjet në Luginë, Kurti: Votoni Shaip Kamberin, është
Posteri

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll