Bota

Analiza e medias serbe: Kurti 18 ditë në SHBA, s'takoi askënd nga DASH, por bëri gabime

Albin Kurti filloi turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mes të majit dhe në qëndrimin e tij 18-ditor, ai arriti të merrej vesh me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

26 Maj 2022, 18:57 Nga DOSJA
Analiza e medias serbe: Kurti 18 ditë në SHBA, s'takoi
Albin Kurti

Nga “shkrirja e akujve” dhe “era e luleve” e deri te qëndrimi “frytdhënës”, media serbe "Blic", i ka bërë një analizë kryeministrit të Kosovës, Albin Kuriti gjatë qëndrimit të tij në Amerikë. Kurti filloi turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mes të majit dhe në qëndrimin e tij 18-ditor, ai arriti të takohej me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan. Prandaj, në vend të lëvdatave në Prishtinë, qëndrimi i tij u shoqërua me breshëri komentesh negative dhe vlerësimesh se mungesa e takimeve të rëndësishme me zyrtarë amerikanë është një sinjal i qartë se nuk i ka marrëdhëniet e mira e Amerikën.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Takimi me senatorin kontrovers

Kurti gjithashtu takoi senatorin Ted Cruz, i cili konsiderohet nga shumëkush si i diskutueshëm për shkak të pikëpamjeve të tij, dhe veçanërisht për shkak të afërsisë së tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valion Murati, nuk i kurseu kritikat, duke thënë se fakti që Kurti nuk ka pasur takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit “është një mesazh i qartë se Kosova nuk i merr seriozisht bisedimet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Visar Imeri ka vazhduar me vlerësime negative.

"Më ka bërë shumë përshtypje takimi i Kurtit me senatorin Ted Cruz. Po të isha në vend të tij, nuk do ta takoja. Sot, ai është një nga senatorët më të diskutueshëm ideologjikisht në Shtetet e Bashkuara. Po e marrin gjithnjë e më pak seriozisht për shkak të pikëpamjeve të tij politike. Ai ka qenë një nga senatorët që më së shumti e ka përkrahur Donald Trumpin si president, po ashtu ka votuar kundër verifikimit të zgjedhjeve në SHBA sepse dyshonte se procesi ishte manipuluar."

Ai po ashtu ka vlerësuar se Kurti është munduar që të ketë sa më shumë takime në SHBA për të pasur çfarë të thotë në Kosovë.

"Ka erë lulesh, është e gabuar ajo që bën"

Ish-kryeministri i Kosovës dhe tani lider i opozitës, Ramush Haradinaj, u shpreh më piktoresk, duke thënë se Kurti po merrej me çështje të parëndësishme në SHBA dhe se ajo që po bënte ishte e gabuar.  Ai po ashtu tha se “Kurti nuk e do Amerikën”, se është “armik i investimeve amerikane në Kosovë”, dhe se për këtë i është mbyllur dera për shumë takime. Gazetari Berat Buzhala ka postuar në Facebook pamje nga takimet e Kurtit me ish-presidentët e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova me zyrtarë amerikanë, ku kryeministri aktual është ulur me telefon në dhomën e tij, ndërsa paraardhësit e tij janë ulur dhe kanë shtrënguar duart me presidentët Bill Clinton dhe George ë. Bush.

Zëvendëskryetarja e PDK-së Vlora Çitaku gjithashtu iu referua vizitës, duke thënë se "takime si ato të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara mund të ishin mbajtur nga një zyrtar më i ulët i Kosovës." Ajo po ashtu tha se vizita e Kurtit në SHBA më shumë i ngjante vizitës së një studenti sesa vizitës së një zyrtari të lartë.

Megjithatë, Kurti i mbrojti të gjitha këto komente duke thënë se vizita e tij në SHBA ishte “shumë frytdhënëse”.

“Qëllimi kryesor ka qenë tërheqja e investitorëve”, ka përfunduar Kurti.

Dy segmente të vizitës

Analisti kosovar Fatmir Sheholi vlerëson se Kurti nuk është dashur të qëndrojë 18 ditë në Amerikë. Ai shpjegon se vizita ka treguar dy segmente: i pari është pozitiv, duke pasur parasysh se Kurti u ka dërguar mesazh kundërshtarëve politikë në Kosovë, të cilët vazhdimisht e kanë kritikuar se nuk ka mundur të largohet sepse Amerika nuk e dëshiron. Segmenti i dytë nuk është shumë i përshtatshëm për Kurtin sepse nuk u prit në nivelin më të lartë, edhe pse arriti të takohet me këshilltarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara për Siguri Kombëtare, Sullivan dhe kongresmenë e senatorë të shumtë. Por shtoi se nuk ka dashur të qëndrojë 18 ditë në Amerikë.

Marrëdhëniet e këqija

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kurti është në mëshirën e SHBA-ve, të cilat reaguan ndaj deklaratave dhe veprimeve të tij të shumta që nga krijimi i të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”. Por zemërimi amerikan ndoshta u ndje më së shumti në fund të marsit 2020, kur qeveria që ai drejtonte ra pas vetëm dy muajsh, pikërisht për shkak të kërcënimit të bashkëpunimit të Prishtinës me Shtetet e Bashkuara. Është spekuluar se kjo është “sponsorizuar” nga Richard Grenell, ish i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Por prova nuk ka!

Marrë dhe përkthyer nga Blic

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll