Aktualitet

Dinamika/ Si ndodhi plagosja e 11-vjeçarit në Pukë, adoleshenti konflikte me kushuririn e tij

Mësohet se 17-vjeçari nuk kishte asnjë me të miturin që plagosi por me kushuririn e tij. 

26 Maj 2022, 20:20 Nga DOSJA
Dinamika/ Si ndodhi plagosja e 11-vjeçarit në Pukë, adoleshenti
Policia

PUKË- Dinakima e plagosjes në fshatin Gjergjan të Pukës është zbardhur. Mësohet se 17-vjeçari nuk kishte asnjë me të miturin që plagosi por me kushuririn e tij. 

11-vjeçari ndodhej në ambientet e lokalit të babit të tij, kur adoleshenti erdhi aty për të kërkuar për kushuririn e të miturit, pasi me të kishte konflikte të mëparshme. Pasi nuk gjëti kushuririn e të miturit në lokal, adoleshenti qëlloi me armë ndaj 11-vjeçarit, të cilin e plagosi në këmbë. 

Pasi ndodhi ngjarja, 17-vjeçari u largua nga vendngjarja, ndërkohë që i mituri i plagosur u dërgua në spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore. Por më pas ai u transportua me helikopterë drejt Tiranës për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll