Aktualitet

VKM/ Genci Gjeçi emërohet anëtar pranë Komisioni të Furnizimit me Ujë

Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar Genci Gjeçi si anëtar i këtij komisioni.

26 Maj 2022, 20:07 Nga DOSJA
VKM/ Genci Gjeçi emërohet anëtar pranë Komisioni të
kryeministria

TIRANË- Komisioni Kombëtar Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura i është shtuar një anëtar. Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar Genci Gjeçi si anëtar i këtij komisioni.

Njoftimi i VKM-së:

V E N D I M PËR EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 5, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Genci Gjeçi emërohet anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll