Aktualitet

Shqiptari tenton të përdhunojë polaken në Greqi, vajza e kyç në ballkon

Vajza e thirri në shtëpinë e saj, i dha një pije dhe ata po bisedonin kur papritmas shqiptari i kërkoi të bënin seks.

26 Maj 2022, 07:31 Nga DOSJA

Shqiptari tenton të përdhunojë polaken në Greqi, vajza e

Abuzim

GREQI- Një shqiptar akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë nga Polonia. Protothema raporton se vajza ftoi 30-vjeçarin shqiptar në shtëpinë e saj për një pije mirëpo nuk mendoi se do të kishte përfunduar në këtë mënyrë.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Ampelokipi, rreth orës 23:00 kur 30-vjeçari shqiptar me identitet grek kapërcen pragun e banesës në rrugën Papadiamantopoulou ku banon vajza 23-vjeçare nga Polonia. Ata të dy ishin njohur para disa ditësh përmes Facebook-ut.

Vajza e thirri në shtëpinë e saj, i dha një pije dhe ata po bisedonin kur papritmas shqiptari i kërkoi të bënin seks. 23-vjeçarja refuzoi mirëpo shqiptari e goditi me grusht në fytyrë e më pas tentoi t’i grisë rrobat. Vajza rezistoi me të gjitha forcat dhe kur përdhunuesi i saj e kuptoi se nuk do ta përfundonte aktin e tij vendosi të argohej. Ai thyeu dorezën dhe mbeti i bllokuar në banesë.

Më pas ai doli ballkon për t'u arratisur nga banesa tjetër, por nuk ia ka dalë. 23-vjeçarja e mbylli në ballkon për të thirrur më pas policinë dhe për të arrestuar. Shqiptari me kartë identiteti greke u arrestua e më pas u dërgua në Departamentin e Sigurimit të Ampelokipit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll