Aktualitet

Mbani ujë me vete! Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

26 Maj 2022, 07:43 Nga DOSJA
Mbani ujë me vete! Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë deri
Moti

TIRANË- Temperatura të larta sot! Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, ku kalime të pakta vranësirash do të ketë vetëm në zonat e thella malore. Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë vendin, ku më të fokusuar do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor - Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll