Aktualitet

FT-Lot dhe trishtim për tifozët holandezë, si e përjetuan humbjen në rrugët e Tiranës

Disa ngushëllohen me pijen e të tjerë me njeriun e zemrës. S'dihet nëse tifozët do të rikthehen menëjeherë në vendin e tyre apo do të shijojnë edhe disa ditë pushimi në Tiranë. 

26 Maj 2022, 07:16 Nga DOSJA
FT-Lot dhe trishtim për tifozët holandezë, si e përjetuan
Tifoz

TIRANË- Tifozët e Feyenoord nuk e kanë pritur mirë humbjen e skuadrës së zemrës në stadiumin ‘Air Albania’. Në foto tregohet sesi ata përjetuan humbjen në rrugët e Tiranës, mes trishtimit.

Disa ngushëllohen me pijen e të tjerë me njeriun e zemrës. S'dihet nëse tifozët do të rikthehen menëjeherë në vendin e tyre apo do të shijojnë edhe disa ditë pushimi në Tiranë. 

Humbja e Feyenoordit në finalen e Tiranës ka shkaktuar zemërim të tifozëve holandezë të cilët shkaktuan trazira edhe në rrugët e Roterdamit.

Roma, 31 vjet pas finales së saj të fundit europiane, triumfoi në Tiranë, duke fituar Konferencën e Ligës, në edicionin e parë të saj, duke mundur në finale Feyenoord 1-0. Goli i fitores u nënshkrua nga Zaniolo në minutën e 32-të të pjesës së parë, rezultat i mbajtur nga skuadra e Mourinhos deri në minutën e 95-të.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll