Aktualitet

Pedonalja/ Tensione te tifozët holandezë, thyejnë karriget pas humbjes, disa të shoqëruar

Mbrëmjen e sotme Roma ka fituar trofeun e Conference League në finalen e madhe ndaj Feyenoordit. Holandezët duket se nuk po e përjetojnë shumë mirë humbjen pasi kanë filluar të shfaqen tensionet e para.

26 Maj 2022, 00:40 Nga DOSJA
Pedonalja/ Tensione te tifozët holandezë, thyejnë karriget pas
Pamje nga trazirat

TIRANË- Ka nisur qetë, por kjo nuk do të thotë që do të vazhdojë ashtu! Mbrëmjen e sotme Roma ka fituar trofeun e Conference League në finalen e madhe ndaj Feyenoordit. Holandezët duket se nuk po e përjetojnë shumë mirë humbjen pasi kanë filluar të shfaqen tensionet e para.

Edhe pse nën kujdesin e forcave të shtuara të Policisë së Shtetit, sërish mësohet se në zonën e Pedonales, aty ku ishin stacionuar tifozët e Feyenoordit, ka pasur tensione. Disa tifozë raportohet se kanë thyer karriget e lokaleve ku ishin duke ndjekur ndeshjen, pa pasur mundësi për t’u futur në stadiumin “Air Albania”.

Pedonalja/ Tensione te tifozët holandezë, thyejnë karriget pas
Pamje nga forcat e shtuara të Policisë

Megjithatë Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa prej tyre, por nuk ka ende një njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur.

Sot, Conference League e fitoi Roma. Goli i fitores i verdhekuqve u nënshkrua nga Zaniolo në minutën e 32-të të pjesës së parë, rezultat i mbajtur nga skuadra e Mourinhos deri në minutën e 95-të.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll