Bota

Arrestohet 'Ballisti', BUJË në mediat serbe: Ngriti dronin në Beograd, tani e pret BURGU!

Ballist Morina, emri i vërtetë i të cilit është Ismail Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

25 Maj 2022, 17:03 Nga DOSJA
Arrestohet 'Ballisti', BUJË në mediat serbe: Ngriti dronin
Ismail (Ballist) Morina

TIRANË- Lajmi për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës ka shkuar deri në Beograd. “Espreso” ka bërë me dije për lexuesit e saj se sot është arrestuar Ismail Morina (Ballisti), personi që ngriti flamurin në Beograd.

PJESË NGA SHKRIMI I MEDIAS SERBE:

Ismail Morina, Ballisti është arrestuar në qytetin shqiptar të Kukësit. Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën se ka kërkuar arrestimin e tij për lëshimin e një droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Partizanit në vitin 2014. Tifozi i arrestuar i kombëtares shqiptare njihet për ngritjen e një droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” dhe personazhet e Ismail Qemaljit dhe Isa Boletinit në stadiumin e Partizanit në vitin 2014. Në atë kohë, kombëtaret e futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë zhvilluan një ndeshje kualifikuese për Botërorin, e cila u ndërpre pas incidentit të përmendur në pjesën e parë dhe nuk u vazhdua më. Serbia më pas u ndëshkua duke hequr pikë.

Kush është Ismail Morina?

Ballist Morina, emri i vërtetë i të cilit është Ismail Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në minutën e 41 të saj, Morina i fshehur në majë të stadiumit lëshoi dronin me flamurin pro-shqiptar, duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan ti gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare. Ndërkohë që sot, Morina, i cili po kthehej nga Kosova, u vu në pranga. Kjo pasi ishte i shpallur në kërkim pasi kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll