Bota

Mafiozi i dytë më i kërkuar, Brazili do të ekstradojë Rocco Morabito, kreun e Ndraghetës në Itali

Morabito, 55 vjeç, ka qenë në kërkim që nga viti 1994, kur u arrestua në vitin 2017 në Uruguaj për t'u arratisur në 2019 dhe u riarrestua majin e kaluar në Brazil.

25 Maj 2022, 15:15 Nga DOSJA
Mafiozi i dytë më i kërkuar, Brazili do të ekstradojë
Rocco Morabito

BRAZIL- Kreu i Ndraghetës Rocco Morabito do të përballet me drejtësinë italiane pasi Gjykata e Lartë e Brazilit miratoi sot ekstradimin e këtij trafikanti droge drejt Italisë.

Morabito, 55 vjeç, ka qenë në kërkim që nga viti 1994, kur u arrestua në vitin 2017 në Uruguaj për t'u arratisur në 2019 dhe u riarrestua majin e kaluar në Brazil.

Ai ishte mafioz i dytë më i kërkuar në Itali, pas kreut të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.

Ndragetta kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë dhe konsiderohet mafia më e pasur dhe më e fuqishme në Itali, pasi ka kaluar Cosa Nostra-n.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll