Bota

Përplasjet Turqi-Greqi, Mitsotakis: Erdogan e ka gabim nëse mendon se nuk do ta mbroj sovranitetin grek

25 Maj 2022, 15:05 Nga DOSJA
Përplasjet Turqi-Greqi, Mitsotakis: Erdogan e ka gabim nëse mendon se
Mitsotakis dhe Erdogan

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotaki ka dhënë një mesazh nga Forumi Ekonomik i Davosit për lidershipin turk pas deklaratave të fundit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Sipas Protothemës, Mitsotakis theksoi se Greqia është fqinje me Turqinë dhe do të kenë gjithmonë nevojë të flasin dhe do t'i mbajnë gjithmonë të hapura kanalet e komunikimit.

"Ne nuk do të jemi kurrë ata që do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë. Nga ana tjetër, nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do të ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi rishikuese, atëherë ai ka përshtypjen e gabuar"-tha Mitsotakis.

Kryeministri foli për një praktikë të papranueshme kur u pyet në lidhje me numrin e madh të paprecedentë të fluturimeve të avionëve luftarakë turq mbi ishujt grekë. 

"Unë do ta ngre këtë çështje sa herë që të më jepet mundësia derisa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj," tha ai.

Erdogan pas mbledhjes së kabinetit të tij turk të hënën, njoftoi ndërprerjen e urave të komunikimit me Athinën, ku shënoi ndryshimin e kursit nga shteti fqinj, i cili gjithashtu përpiqet të vendosë marrëdhëniet dypalëshe.

Duke shpalosur, në fakt, të gjithë “lëmshin” e bezdisjes së tij ndaj bashkëpunimit strategjik mes Greqisë dhe SHBA-së, Erdogan komentoi se për momentin në Greqi janë gati dhjetë baza dhe pyeti se kë po kërcënon Greqia dhe pse po ngrihen këto baza në Greqi.

"Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj më të kem një takim të tillë me të, sepse po shkojmë me politikanë të ndershëm, të cilët e mbajnë premtimin. Le të mendojë Mitsotakis për më tej. Le të takohet me kë të dojë dhe le të bëjë baza me kë të dojë. Dhe nuk besoj se Amerika do të vendosë sipas asaj që tha Mitsotakis“, përfundoi ai, pa e fshehur pakënaqësinë e fortë për zhvillimet.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll