Aktualitet

FT- Zhduket i riu nga Bathorja, Policia ende asnjë informacion, babai kërkon ndihmë

Në një rrëfim për Dosja.al, Skana bën me dije se ka pritur 3 ditë përkthimin e të birit, e më pas shkoi për të bërë denoncimin në Komisariat. 

24 Maj 2022, 21:00 Nga DOSJA

 

FT- Zhduket i riu nga Bathorja, Policia ende asnjë informacion, babai
Ulvi Skana

 

TIRANË- Data shënonte 17 maj, kur Hasan Skana dhe djali i tij, Ulvi kanë dalë nga shtëpia rreth orës 13:30, por i riu nuk është kthyer më në banesë. Në pritje të kthimit të tij, babai nuk bëri asnjë denoncim në Policinë e Shtetit, por kur nuk pa më shenja nga i biri vendosi që t’i drejtohej Policisë së Shtetit. Në një rrëfim për Dosja.al, Skana bën me dije se ka pritur 3 ditë përkthimin e të birit, e më pas shkoi për të bërë denoncimin në Komisariat. 

 

FT- Zhduket i riu nga Bathorja, Policia ende asnjë informacion, babai
Ulvi Skana

 

“Me datë 17 jam nisur për punë në orën 1:30, doli dhe ai me mua, por nuk u kthye më. Ka dalë në qendër në institutit. Dilte zakonisht. Nuk e di se me kë, sepse nuk ia njihja shokët. Kam pritur 3 ditë, mendova se mos është në rajon. Nuk më njoftuan ndaj shkova vetë atje dhe më thanë nuk kanë të arrestuar këtu. Ditën tjetër shkova në spital për të pyetur, por nuk u bë fjalë nuk ishte atje. Edhe Policia kishte pyetur në spitale. S'ishte. Bëra denoncimin,”-tregoi ai për Dosja.al.

Më 22 maj, erdhi dhe reagimi i parë publik nga Policia e Shtetit, ku njoftonte për zhdukjen e të riut, ndërsa shënonin vetëm se po punonin për gjetjen e të riut.  

FT- Zhduket i riu nga Bathorja, Policia ende asnjë informacion, babai
Ulvi Skana

"Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale."

Megjithatë babai i të zhdukurit ende nuk ka një përgjigje. Sipas tij, Policia nuk ka hapur ende kamerat e zonës për të parë se ku shkoi i riu në momentin që doli nga shtëpia. A ishte i shoqëruar? Kush e shoqëronte, e njihnin familjarët? Ka kaluar më shumë se një javë dhe Policia ende nuk ka bërë asnjë lëvizje për të gjetur të riun, ndërsa familja ende e pret, me shpresën se do të kthehet sërish në shtëpi.

*Fotot e mësipërme janë të të riut të zhdukur, nëse e keni parë, kontaktoni me redaksinë e Dosja.al për të bashkuar të riun me familjen

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll