Aktualitet

“Pse më shtyve”, detaje nga sherri: Holandezët e dehur bëjnë për spital shqiptarin

Policia bën me dije se sherri ka ndodhur mes 8 tifozëve holandezë, të cilët kanë qenë në gjendje të dehur, dhe 45-vjeçarit me iniciaole A.G. Për këtë sherr policia ka shoqëuar tifozët holandezë. 

24 Maj 2022, 20:57 Nga DOSJA
“Pse më shtyve”, detaje nga sherri: Holandezët e dehur
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Sherri në Tiranë mes tifozëve holandezë dhe shqiptarëve ka përfunduar me një 45-vjeçar shqiptar të dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se sherri ka ndodhur mes 8 tifozëve holandezë, të cilët kanë qenë në gjendje të dehur, dhe 45-vjeçarit me iniciaole A.G. Për këtë sherr policia ka shoqëuar tifozët holandezë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.05.2022, te kafe "Europa" disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll