Bota

Sondazhi: 82% e ukrainasve thonë një "JO" të fuqishme ndaj lëshimeve territoriale

Në një sondazh të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev midis 13 dhe 18 majit dhe të publikuar sot, 82% e të anketuarve thanë se nuk mbështesin lëshimet territoriale, edhe nëse ky pozicion zgjat luftën dhe rrit kërcënimin ndaj pavarësisë së Ukrainës.

24 Maj 2022, 18:09 Nga DOSJA
Sondazhi: 82% e ukrainasve thonë një "JO" të fuqishme
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- 82% e ukrainasve besojnë se Ukraina në asnjë rast nuk duhet të heqë asnjë nga territoret e saj në kuadrin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, sipas një sondazhi të ri nga një prej instituteve më prestigjioze të sondazheve në Ukrainë.

Në një sondazh të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev midis 13 dhe 18 majit dhe të publikuar sot, 82% e të anketuarve thanë se nuk mbështesin lëshimet territoriale, edhe nëse ky pozicion zgjat luftën dhe rrit kërcënimin ndaj pavarësisë së Ukrainës.

10% e 2000 njerëzve të anketuar thanë se ishte e pranueshme që Ukraina të lëshonte tokë për paqe, ndërsa 8% thanë se ishin të pavendosur. Sipas sondazhit, 77% e ukrainasve që jetojnë në territoret e pushtuara nga Rusia kundërshtojnë çdo lëshim toke.

Qeveria ukrainase ka thënë vazhdimisht se nuk ka plane për të bërë lëshime territoriale ndaj Rusisë dhe ka thënë se nuk kërkon një armëpushim në këtë moment, pavarësisht thirrjeve nga liderët evropianë, duke përfshirë kancelarin gjerman Olaf Solz dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

Në një intervistë me Reuters të shtunën, negociatori ukrainas Mikhail Pontoliak theksoi se për momentin çdo armëpushim thjesht do të vononte rifillimin e armiqësive.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll