Bota

Gjykata lë në fuqi dënimin prej 9 vite burg për kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny

Avokatja e Navalny, Olga Mikhailova tha pas përfundimit të seancës se mbrojtja do të apelojë sërish dënimin, i cili u përshkrua si "arbitrar" nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

24 Maj 2022, 17:58 Nga DOSJA
Gjykata lë në fuqi dënimin prej 9 vite burg për kritikun e
Alexei Navalny

RUSI- Një gjykatë apeli konfirmoi sot dënimin me nëntë vite burg për kritikun më të shquar rus të Kremlinit, Alexei Navalny.

Gjykata e qytetit të Moskës la në fuqi vendimin e gjykatës Lefortovo në rastin e Alexei Navalny. Nëntë vjet në një koloni të regjimit të rreptë”, shkruan partnerët e tij në Telegram.

Avokatja e Navalny, Olga Mikhailova tha pas përfundimit të seancës se mbrojtja do të apelojë sërish dënimin, i cili u përshkrua si "arbitrar" nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Për momentin, Navalny do të transferohet nga një kamp burgu në Pokrov, rreth 250 kilometra në lindje të Moskës, në një koloni burgu të sigurisë maksimale, sipas avokatit të tij.

Në mars, Navalny u shpall fajtor për përvetësim fondesh për fondacionin e tij kundër korrupsionit dhe fyerje të një gjyqtari gjatë një gjyqi të mëparshëm, një dënim që i shtoi nëntë vjet kohës së tij në burg. Navalny ka vuajtur që nga shkurti i vitit të kaluar një dënim më parë të pezulluar prej 2.5 vjetësh që daton në 2014.

Pezullimi i dënimit u hoq kur gjyqësori rus e akuzoi atë për shkelje të kushteve të lirimit me kusht, ndërsa ai ishte në Gjermani duke marrë trajtim për një tentativë helmimi me agjent nervor Novichok që pothuajse i mori jetën. Navalny ka pretenduar se helmimi është kryer nga operativët e shtetit rus me bekimin e presidentit Vladimir Putin.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll