Bota

Prezenca e ambasadorit shqiptar në Manastirin e Deçanit shihet si presion ndaj Kosovës

Vizita e sotme e trupit diplomatik në Deçan interpretohet si mbështetje e thirrjes së QUINT-it dhe nga ambasadorët e vendeve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë i cili u fotografua krah ambasadorit amerikan.

24 Maj 2022, 17:30 Nga DOSJA
Prezenca e ambasadorit shqiptar në Manastirin e Deçanit shihet si
Ambasadoret ne Manastirin e Decanit

KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka qenë pjesë e trupit diplomatik që kanë vizituar manastirin e Deçanit ditën e sotme pas thirrjes së vendeve të QUINT-it që qeveria e Kosovës të zbatojë vnedimin e Gjykatë Kushtetuese.

Vizita e sotme e trupit diplomatik në Deçan interpretohet si mbështetje e thirrjes së QUINT-it dhe nga ambasadorët e vendeve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë i cili u fotografua krah ambasadorit amerikan.

Nga Shqipëria por dhe vetë ambasadori Minxhozi nuk kanë folur ndonjëherë zyrtarisht në lidhje me këtë vendim dhe nuk kanë patur një reagim. Por kjo vizitë e tij ditën e sotme nga mediat kosovare tregon qartë qëndrimin e Shqipërisë se në cilën anë të peshores qëndron.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, kohë më parë ka shprehur kundërshtinë e tij në lidhje me tokën në Deçan, duke thënë se Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, i cili pati vendosur që atë pronë t’ia dhurojë Manastirit të Deçanit.

Më 20 maj të 2022, të pestë shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i drejtuan një kërkesë qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin në lidhje me 24 hektarë tokë dhe pyll që i takojnë manastirit.

Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhej në thirrjen e QUINT, duke i kërkuar Qeverisë që të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit, ka zgjatur 16 vjet. Më 20 maj të 2016-ës Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll. Ajo refuzoi vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Deçan. Gjykata Kushtetuese përcakton gjithashtu se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nga viti 2012, i cili vërtetonte të drejtën e pronësisë së Manastirit mbi tokën në kontest, është “res judicata” (aktvendim i plotfuqishëm).

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll