Art&Argëtim

Billie Eilish flet për sindromën e rrallë nga e cila vuan: Njerëzit mendojnë se është shaka

Ajo tregoi se njerzit nuk e besojnë kur i ndodh por mendojnë se është një shaka.

24 Maj 2022, 09:31 Nga DOSJA
Billie Eilish flet për sindromën e rrallë nga e cila vuan:
Billio Eilish

SHBA- Këngëtarja Billie Eilish ka treguar se vuan nga një sindromë e quajtur ‘Tourette’ që prej moshës 11 vjeçare. Sipas CNN, ajo foli për herë të parë për sindromën e saj në një intervistë me David Letterman për serialin në Netflix, "My Next Guest Needs No Introduction".

Ajo tregoi se njerëzit nuk e besojnë kur i ndodh por mendojnë se është një shaka.

"Mënyra më e zakonshme që njerëzit reagojnë është se ata qeshin sepse mendojnë se po përpiqem të jem qesharak. Dhe unë jam gjithmonë jashtëzakonisht i ofenduar nga kjo"-tha ajo.

Fituesja 20-vjeçare e Grammy-t tha se edhe artistë të tjerë vuajnë nga e njejta sindromë por nuk kanë dëshirë ta tregojnë të vërtetën në publik.

Sindroma Tourette (TS) është një gjendje e sistemit nervor që bën njerëzit të kenë “tik”. Tikët janë shtrëngime, lëvizje ose tinguj të papritur që njerëzit i bëjnë në mënyrë të përsëritur. Njerëzit që kanë tika nuk mund ta ndalojnë trupin e tyre të bëjë këto gjëra. Është e ngjashme me lemzën.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se ajo di ta menaxhojë shumë mirë këtë dhe në shumë raste nuk mund të vihet re nga njerëzit që flasin me të.

"Këto janë gjëra që nuk do t'i vini re kurrë nëse thjesht po bëni një bisedë me mua. Por për mua ato janë shumë rraskapitëse,"-tha ajo.

Eilish tha se është e lumtur të flasë për këtë pasi është e gjitha "interesante" për të. Ajo gjithashtu tha se nuk përjeton tike gjatë kohës që është duke performuar.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll