Art&Argëtim

Gjyqi Heard-Depp! Gjërat bëhen interesante, Kate Moss dëshmitarja e radhës

Dalja e Moss në gjykatë shënon dëshminë më të rëndësishme deri tani, në mbrojtje të aktorit.

24 Maj 2022, 07:24 Nga DOSJA
Gjyqi Heard-Depp! Gjërat bëhen interesante, Kate Moss dëshmitarja
Kate Moss, Johnny Depp dhe Amber Heard

SHBA- Kate Moss  përfundimisht do të dëshmojë në padinë e Johnny Depp për shpifje prej 100 milionë dollarësh kundër Amber Heard, sipas Daily Mail. Siç u raportua fillimisht nga New York Post, modelja 48-vjeçare, e cila ishte në lidhje romantike me aktorin në vitin 1994, pritet të dëshmojë të mërkurën.

Herd e bëri vetë që ekipi mbrojtës i aktorit të kërkonte në gjyq Kate Moss, për dëshmi. Për të akuzuar Depp-in se ishte i dhunshëm në marrëdhëniet e mëparshme, ajo iu referua një incidenti që ndodhi gjatë marrëdhënies së aktorit me Kate Moss. Megjithatë, aktorja nuk e dinte se kjo ishte pikërisht ajo që priste ekipi ligjor i Depp. 

Avokati i aktorit, Benjamin Chiu, nuk i mbajti dot emocionin për ecurinë e gjyqit dhe sapo ka dëgjuar emrin e Kate Moss që doli nga goja Herd, bëri një lëvizje festive.

Amber Heard iu referua një incidenti në të cilin Depp thuhet se e kishte shtyrë Kate Moss nga shkallët kur ato ishin çift në vitin 1990. 

Më kujtua kur e dëgjova duke e shtyrë ish të dashurën e tij, Kate Moss, poshtë shkallëve. Këtë thashetheme i kisha dëgjuar nga dy persona dhe ishte i freskët në mendjen time”, tha Heard në dëshminë e saj.

Dalja e Moss në gjykatë shënon dëshminë më të rëndësishme deri tani, në mbrojtje të aktorit. Ajo që do të thotë është tejet interesante, pasi ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Depp dhe priste rastin për ta mbështetur.

(A.B).DOSJA.AL

Sondazh

Poll