Art&Argëtim

Vajzë apo djalë? Planet për fëmijë të tretë, Ermali: Kemi kredinë një herë

Ermali zbuloi se ka dëshirë të ketë një çun tjetër

24 Maj 2022, 07:54 Nga DOSJA
Vajzë apo djalë? Planet për fëmijë të tretë,
Ermal Mamaqi, Amarda Toska

TIRANË- Producenti dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” në Tv Klan. Fëmijët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet, të cilave Ermali nuk hezitoi t’iu përgjigjej.

Një prej tyre e pyeti nëse ai dhe Ami kanë ndërmend të bëjnë një fëmijë tjetër, një çun apo një gocë. “Doni të bëni një çun apo një gocë?”, i tha ai. “Ne tani do bëjmë një qen”, u përgjigj Ermali me humor.

Vogëlushi e përsëriti pyetjen dhe Ermali tha: Nuk do bëjmë as çun as gocë se kemi kredi. 

Në fund Ermali zbuloi se ka dëshirë të ketë një çun tjetër.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll