Art&Argëtim

Meghan Markle dhe Princ Harry rikujtojnë puthjen e famshme të vitit 1985

Ndeshja pati një sukses të madh dhe çifti arriti të mbledhë paratë e nevojshme për bamirësitë pasi ekipi i Princit Harry, Los Padres, fitoi ndeshjen.

24 Maj 2022, 08:44 Nga DOSJA

Meghan Markle dhe Princ Harry rikujtojnë puthjen e famshme të vitit

SHBA- Aktorja Meghan Markle, Princi Harry dhe ekipi i polo Los Padres organizuan një ndeshje bamirësie për të mbështetur organizata të ndryshme lokale. Princ Harry e ka treguar shpesh pasionin e tij për lojën e polos, dhe në mbështetje të tij nuk mungon as Meghan Markel.

Ndeshja pati një sukses të madh dhe çifti arriti të mbledhë paratë e nevojshme për bamirësitë pasi ekipi i Princit Harry, Los Padres, fitoi ndeshjen.

Meghan Markle ka përgëzuar të gjithë skuadrën ndërkohë që i ka dhuruar edhe një puthje bashkëshortit të saj.

Puthja u komentua shumë duke u krahasur me puthjen e princesh Dianës pra vjehrrës së Meghan me Princ Charles pasi zhvilloi lojën polo në vitin 1985.

Sipas People, dukesha e Sussex është shfaqur me një veshje mjaft elegante, me një palë pantallona pantallona të shkurtra të bardha, një bluzë me pika dhe një kapele të zezë.

Meghan Markle kishte në kokë një kapelë nga Hollyëood-i i vjetër dhe nuk mund të mungonte as një buzëkuq ngjyrë kuq, syze dielli të mëdha dhe flokët i kishte të krehura në valë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll