Bota

Franca: Mund të duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Komentet e tij hodhën ujë të ftohtë mbi shpresat e Volodymyr Zelensky për hyrje të përshpejtuar në bllok,  ndërkohë që vendi i tij është nën pushtimin rus.

22 Maj 2022, 18:09 Nga DOSJA
Franca: Mund të duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të
Foto ilustruese

FRANCË- "Një ofertë e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për “15 ose 20 vjet,"-kështu tha ministri i Francës për Çështjet Evropiane, Clement Beaune. Në një intervistë të dhënë për "Radio J", Beaune u shpreh se të gjithë duhet të tregoheshin të sinqertë. 

"Nëse thoni se Ukraina do të bashkohet me BE-në pas gjashtë muajsh, ose një ose dy vitesh, ju gënjeni. Kjo gjë do të paktën 15-20 vjet që të ndodhë, do shumë kohë."

Komentet e tij hodhën ujë të ftohtë mbi shpresat e Volodymyr Zelensky për hyrje të përshpejtuar në bllok,  ndërkohë që vendi i tij është nën pushtimin rus. Beaune përsëriti ofertën e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një "komunitet politik evropian" më të lirë që mund të ndihmojë në integrimin e Ukrainës më shpejt, duke shtuar: Unë nuk dua t'u ofroj ukrainasve asnjë iluzion apo gënjeshtër.

Aspiratat e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në dhe NATO-n shihen si arsyeja kryesore që presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e tij. Nisma e komunitetit politik evropian të Macron do të debatohet në një samit të BE-së në qershor. Ndërsa Ukraina ka zgjatur ligjin ushtarak për tre muaj deri më 23 gusht.

Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi fillimisht dekretin, së bashku me një thirrje të përgjithshme mobilizimi ushtarak, më 24 shkurt dhe që atëherë e ka zgjatur atë për një muaj në dy raste.

Sot, parlamenti i Ukrainës votoi me një shumicë absolute për një zgjatje të tretë, ndërsa Rusia vazhdon të përqendrojë ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll